Zbulohen sinjale misterioze nga thellësia e Antarktidës, shkencëtarët mbeten pa përgjigje

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 12:07 | Teknologji

Zbulohen sinjale misterioze nga thellësia e Antarktidës,

Një eksperiment i NASA-s me emrin ANITA (Antena Transitore Impulsive Antarktike), ka regjistruar sinjale radio të çuditshme që burojnë kur rrezet kozmike ultraenergjetike përplasen me atmosferën e Tokës. Pajisja, e montuar në një balonë gjigante që fluturon mbi Antarktidë për të shmangur ndërhyrjet tokësore, ka zbuluar valë radio që ngrihen nga poshtë, një dukuri që trondit shkencëtarët.

Këto sinjale të pazakonta janë regjistruar në kënde të thella – rreth 30° nën horizont – gjë që nuk përputhet me modelin tipik të rrezeve kozmike që përplasen në atmosferë dhe prodhojnë valë të buta. Për më tepër, duket se ato dalin nga thellësia e Tokës, pasi një grimcë duhet të përshkojë mbi 4800 kilometra shkëmb për të dalë nga ana tjetër – diçka që asnjë grimcë e njohur nuk mund ta bëjë.

“Problemi është se nuk kemi ende një shpjegim real për këto anomali, por dimë që me shumë mundësi nuk janë neutrino”, tha Stephanie Wissel, profesore e fizikës dhe astrofizikës që po analizon të dhënat e ANITA-s.

Neutrinet, që përshkojnë materien pa u ndalur, janë një nga shpjegimet e mundshme, por intensiteti dhe këndi i pulsimeve sfidojnë edhe teoritë më të avancuara. Miliona neutrino kalojnë çdo sekondë nëpër trupin tonë pa lënë gjurmë, ndaj zbulimi i një të tilli nënkupton një udhëtim të gjatë nëpër universit, ndoshta nga kufiri i tij, shkruan A2 CNN .

Shkencëtarët do të kenë më shumë përgjigje në dhjetor, kur një pajisje e re – PUEO – do të nisë fluturimin e saj të parë mbi Antarktidë. E pajisur me më shumë antena dhe elektronikë më të ndjeshme, pritet të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj këtyre sinjaleve pesëfish. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos