Raketa e SpaceX humb kontrollin pas shpërthimit gjatë testimit

Nga A2 CNN
28 Maj 2025, 07:15 | Teknologji

Raketa gjigante Starship e kompanisë SpaceX pati probleme gjatë një fluturimi testues të martën, pasi një pjesë e saj shpërtheu dhe ajo humbi kontrollin.

Fluturimi u nis nga baza Starbase në Teksas. Fillimisht gjithçka shkoi mirë, por pak para se pjesa e poshtme e raketës që ndihmon në ngritje të binte në oqean. Ky shpërthim shkaktoi rrjedhje karburanti dhe raketa filloi të rrotullohej pa kontroll.

SpaceX tha se ekipi i saj nuk mundi ta mbante raketën në lartësinë e duhur dhe e humbi kontrollin gjatë rikthimit në atmosferë.

Ky nuk është incidenti i parë për Starship. Në muajin mars, një tjetër raketë shpërtheu pak pasi ishte nisur, duke detyruar kompaninë të ndalonte përkohësisht fluturimet dhe të paralajmëronte për rrezikun nga mbeturinat që mund të bien në tokë.

Edhe pse ka pasur disa dështime, SpaceX vazhdon të punojë për zhvillimin e Starship. Qëllimi i kompanisë është që kjo raketë të përdoret për udhëtime në Hënë dhe në Mars në të ardhmen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos