
Armët janë bërë shkaku kryesor i vdekjes së fëmijëve dhe adoleshentëve amerikanë në vitin 2020, duke tejkaluar aksidentet me makina. Kjo është ajo që del nga një studim i bazuar në të dhënat nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Cdc), agjencia federale e shëndetit. Dy vjet më parë, mbi 4300 të rinj amerikanë vdiqën nga plagët me armë zjarri.
Të dhënat tregojnë se vetëvrasjet kontribuojnë në rritjen e shifrave, por që vrasjet përbëjnë shumicën e vdekjeve.
Sipas sondazhit, të botuar këtë javë në New England Journal Medicine, rritja e vdekjeve të lidhura me armët midis amerikanëve të moshës 1 dhe 19 vjeç është pjesë e një rritjeje të përgjithshme prej 33.4% të vrasjeve me armë zjarri në mbarë vendin. Civilët amerikanë posedojnë mbi 390 milionë armë, më shumë se një secili. (A2 Televizion)