
Një fillim të mbarë e ka konsideruar kreu demokrat, Lulzim Basha, arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha shprehet se PD-ja ka denoncuar për vite me radhë bashkëpunimin e tij me krimin e organizuar. Sipas Bashës, tani duhet kurajo dhe drejtësi e pavarur për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin.
“Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kuarajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjella në vite të gjata bashkëpunimi”, shkruan Basha. (A2 Televizion)