
Një punonjës policie në Tiranë u arrestua në flagrancë, ndërsa vëllai i tij u shpall në kërkim pasi qëlloi me armë zjarri pas një sherri, jashtë orarit të punës.
Efektivi D.T., 35 vjeç, përdori armën e tij të shërbimit pas një konflikti që pati me rojën e një qendre tregtare në Tiranë.
Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)