Hidhet gaz lotsjellës në koncertin e Bregoviçit, policia ndalon 8 persona

Nga A2 CNN
22 Gusht 2021, 22:25 | Kronikë

Koncerti i Goran Bregoviçit nisi me incident, pasi në mes të publikut është hedhur gaz lotsjellës.

Gazi lotsjellës u hodh në zonën VIP dhe në videot e siguruara nga A2 CNN shihet edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Njerëzit shihen duke mbuluar me shami hundën dhe duke lotuar, ndërkohë që për momentin u shpërndanë.

Policia shoqëroi 8 të rinj për gazin lotsjellës, ndërsa Goran Bregoviç nuk e ndaloi për asnjë moment koncertin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/15/bregovic-ne-korce-reagon-bashkia-e-ka-mirepritur-cdo-cep-i-botes-e-ka-mirepritur-edhe-tirana-ne-2006-n/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Latest Videos