Shtetet e Bashkuara përshëndetën ujdinë e arritur në Bruksel për targat, që siç thanë do të shmangë përshkallëzimin e tensioneve. Pas dy vitesh mosmarrëveshje palët u dakordësuan për një zgjidhje, me Serbinë që nuk do të lëshojë më targa për veriun dhe Kosovën që do të ndërpresë veprimet e mëtejshme lidhur me riregjistrimin e automjeteve. (A2 Televizion)
Arrihet marrëveshja për targat, SHBA: Hap i madh drejt garantimit të paqes rajonale
