Zbardhen disa vjedhje në Kavajë e Golem, arrestohet 31-vjeçari

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2026, 09:25 | Kronikë

Zbardhen disa vjedhje në Kavajë e Golem, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia për disa raste vjedhjesh në Kavajë dhe Golem.

Sipas policisë, bëhet fjalë për të paktën 5 raste vjedhjesh nga shtetasi me inicialet A.S.

Njoftimi i policisë:

Zbardhen disa vjedhje të kryera muajin e kaluar, në Kavajë dhe në Golem.

Vihet në pranga autori i dyshuar i tyre, i cili ishte në kërkim për të njëjtën vepër penale.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u bë e mundur zbardhja e 5 rasteve të vjedhjes, të kryera gjatë muajit tetor 2026, në qytetin e Kavajës, dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit:

-A. S., 31 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për vjedhje, pasi Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi më datë 19.10.2026.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 04.10.2026 - 27.10.2026, ka vjedhur sende/pajisje të ndryshme në 3 banesa, 1 dyqan dhe 1 automjet, në lagje të ndryshme në Kavajë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, si dhe për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos