



Përgjatë historisë janë realizuar shumë piktura dhe vepra të tjera arti të sulltanëve të Perandorisë Osmane, për të përjetësuar portretet e njerëzve që dikur konsideroheshin si më të fuqishmit në botë.
Por të gjitha këto vepra kanë një veçanti, sulltanët pozonin gjithmonë anash. Një “stil” që me sa duket e kanë kopjuar nga antikiteti, pasi një prej personazheve më të hershëm të historisë që pozonin anash ishte Jul Cezari, diktatori që i dha fund Republikës dhe ndihmoi në krijimin e Perandorisë Romake.
Por, pse preferonin këtë lloj pozimi?
Arsyeja për këtë është se pushtetarët donin të tregonin hundën e tyre. Sipas perceptimit të asaj kohe, sundimtari i cili kishte hundë të harkuar, mendohej se vinte nga një racë fisnike.
Madje shumë e cilësonin si hundë romake dhe e krahasonin me shqiponjën, sqepi i të cilës është i harkuar. Prandaj, në Perandorinë Osmane, hunda turke konsiderohej diçka me vlerë. (A2 Televizion)