Lufta rrugë më rrugë, ekipi i CNN në përplasjen dramatike me armë mes rusëve dhe ukrainasve

Nga Xhevahir Qardaku
29 Maj 2026, 23:59 | Bota

Një dron rus sipër. Ukrainasit hapën zjarr. E goditën. Ky është momenti i goditjes. Dhe duhet të shpërndahesh menjëherë, sepse droni përpiqet të godasë grupe njerëzish. Ndonjëherë gjen një, dy apo tre.

Ne po bëjmë ecjen e zakonshme të Sashës dhe Bogdanit përgjatë kësaj rruge mes dy pozicioneve ukrainase, por duhen pesë orë dhe dronët sulmues na afrohen 14 herë. Fusha e betejës ka ndryshuar plotësisht brenda vetëm një viti.

Askush nuk lëviz me makinë në këtë rrugë, përveçse kur është absolutisht e nevojshme. Tjetri është pikërisht mbi ne. Ja ku është. E goditën. Ai droni gri dhe më pas bie duke u rrotulluar zhurmshëm.

Por nuk shpërtheu. Mund të ketë qenë një dron zbulues, por fluturonte si një dron sulmues rus.

Më poshtë në rrugë ndodhet fronti i Konstantinivkës, ku avancimi i Kremlinit është ngadalësuar deri në minimum, me një kosto enorme përgjatë frontit: 35 mijë ushtarë rusë të vrarë dhe të plagosur çdo muaj, sipas Ukrainës.

Ukraina në këmbë, robotët në mbështetje, automatizimi po zëvendëson trupat e pakta që mbajnë vijën e frontit.

Dronët nuk ndalen kurrë, por as Ukraina nuk ndalet së përshtaturi, mësuari dhe zhvilluari këtë luftë të re, duke shpresuar që çdo avantazh të zgjasë mjaftueshëm për ta kthyer Rusinë pas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos