Artur Kalaja dekretohet nga Meta si anëtar i Gjykatës së Lartë

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 14:09 | Aktualitet
Artur Kalaja dekretohet nga Meta si anëtar i Gjykatës së

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e gjyqtarit Artur Kalaja si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 8 (tetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor.

“Bërja sa më shpejt dhe plotësisht funksionale e Gjykatës së Lartë, por njëkohësisht dhe funksionimi me trupat e nevojshme gjyqësore të Gjykatave të Apelit, është me rëndësi jetike për vendin, lidhet direkt me procesin e integrimin Europian, stabilitetin e Shqipërisë, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, tha presidenti përmes një njoftimi për mediat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos