“Arturo Ui” vjen për një natë në Tiranë, shfaqja e parë mysafire në gjuhën maqedonase

Nga A2 CNN
10 Maj 2023, 08:22 | Aktualitet

Me një koncept të ri modern, një nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore “Arturo Ui” nga Bertolt Brecht, vjen sonte në Tiranë vetëm për një natë. Një bashkëpunim i dy Teatrove Kombëtare, atij të Shqipërisë dhe atij të Maqedonisë së Veriut, ky produksion vjen në skenë nga regjisori Qëndrim Rijani. Shfaqja do të jetë në gjuhën maqedonase e titruar në gjuhën shqipe dhe hyrja do të jetë e lirë për publikun. Regjisori Qëndrim Rijani tregoi më shumë në “Dita Jonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos