Atalanta shpartallohet në Kroaci, debutim zhgënjyes në Champions

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 22:52 | Futboll
Atalanta shpartallohet në Kroaci, debutim zhgënjyes në Champions

Atalanta debutoi në Champions League këtë të mërkurë pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Champions League, por në ndeshjen e parë në grupe ka zhgënjyer, duke u mposhtur thellë 4-0 nga Dinamo e Zagrebit.

Kroatët e mbyllën ndeshjen që në 45 minutat e para duke shënuar 3 herë. Fillimisht shënoi Leovac në minutën e 10-të, ndërsa Orsic realizoi edhe dy herë të tjera në minutat e mbetur të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë u mendua se do të kishte një reagim nga skuadra e Gasperinit, por nuk ndodhi kështu pasi Orsic shënoi edhe golin e tretë personal në këtë takim dhe të katërtin për Dinamon e Zagrebit, duke e vulosur rezultatin në 4-0.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, kampionët e Anglisë, Manchester City, nuk e pati aspak të vështirë të fitonte në transfertën ukrainase ndaj Shakhtarit, me rezultatin 0-3. Autor të golave për anglezët ishin Mahrez, Gundogan dhe Jesus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos