Plagoset në kantierin e një pallati në ndërtim punëtori në Pogradec

Nga Artin Halili
10 Nëntor 2026, 09:48 | Kronikë

Plagoset në kantierin e një pallati në ndërtim punëtori

Një 58-vjeçar është plagosur në vendin e punës në kantierin e një pallati në ndërtim në lagjen numër 1 të qyteti.

Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes teksa ka qenë duke punuar një material ndërtimi i ka rënë nga dora një punëtori tjetër, vëllait të të plagosurit, duke e goditur 58-vjeçarin në kokë.

Menjëherë  shtetasi i identifikuar si A. Gora është nisur në spitalin e Pogradecit ku ka marrë ndihmën e parë ndërsa pas ekzaminimit paraprak është nisur me ambulancë drejt traumës në Tiranë.

58 vjeçari ka frakturë të rëndë në kokë. por paraprakisht nuk ka rrezik për jetën.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos