Gafa e pafalshme e portierit të Leverkusen në Champions

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 22:09 | Futboll
Gafa e pafalshme e portierit të Leverkusen në Champions

Portieri finlandez i Bayer Leverkusen, Lukas Hradecky, është bërë protagonist negativ mbrëmjen e së mërkurës në Champions League, duke i “dhuruar” një gol skuadrës ruse të Lokomotiv Moscow.

Ishte minuta e 37 e ndeshjes kur portieri i skuadrës gjermane ra pre e presingut kundërshtar duke ia dhuruar topin Barinov, i cili nuk e pati aspak të vështirë ta dërgonte atë në rrjetë.

https://www.youtube.com/watch?v=fr8QI08j_dE

Ky ishte goli i avantazhit për rusët, pasi më herët Krychowiak shënoi për 0-1, ndërsa Howedes barazoi shifrat me një autogol. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos