Kushtet e rënduara atmosferike nuk kanë të sosur në Australi atje ku prej të hënës ka nisur turneu prestigjioz i tenisit, “Australian Open”.Vatrat e zjarrit në kontinentin e largët, i kanë lënë vendin shirave dhe breshrit të cilët janë kthyer në shqetësim për mbarëvajtjen e ndeshjeve të tenisit në stadiumet e hapur.
Orët e fundit, rrebeshet e shiut të përzierë me pluhur kanë ndotur fushat e tenisit, duke i bërë të ngjasojnë me terrenet e “Roland Garros”,turneun ku tenistët luajnë në sipërfaqe me dhe. Një numër i madh punonjësish që kujdesen për mirëmbajtjen e stadiumit u angazhuan për pastrimin e fushës ndërsa aktiviteti u pezullua për disa orë për të rifilluar pas pushimit të shirave. (A2 Televizion)