“Avatar” rrëzohet nga froni. Nuk është më filmi më fitimprurës në histori

Nga A2 CNN
22 Korrik 2019, 16:06 | Showbiz

Pas 10 vitesh “mbretërim”, Avatar nuk është më filmi më fitimprurës në histori. Të dielën, “Avengers: Endgame” kaloi 2,7 miliardë dollarë fitime në “box office” duke kapërcyer filmin epik të James Cameron.

Filmi me superheronj, ku interpretojnë Robert Downey Jr., Scarlett Johansson, Chris Hemsworth, Chris Evans apo Mark Ruffalo, përveç fitimeve marramendëse, ka marrë edhe vlerësime të jashtëzakonshme nga kritika, që e ka konsideruar fundin e sagës “Avengers” si “të lavdishme” dhe “kryevepër”.

Avengers: Endgame” u shfaq për herë të parë në kinema në muajin prill të këtij viti.

Më poshtë, renditja e filmave më fitimprurës në histori (në miliardë dollarë): (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos