
Avionët e Marinës Amerikane fluturuan mbi Nju Jork, Nju Xhersi dhe Pensilvani, për të falënderuar mjekët, infermierët dhe personelin ushtarak që ofron ndihmën e parë për të sëmurët me Covid-19.
Pamja nga kabina e pilotit, ndërsa fluturonte mbi Manhatan, ishte vërtet spektakolare.
Parada ajrore do të vazhdojë në qytete të tjera për rreth dy javë, në zonat më të goditura nga koronavirusi. “Jemi shumë të lumtur që do të ngrihemi në ajër me kolegët tanë të Marinës për një gjest falënderimi për burrat dhe gratë që po punojnë për të mbajtur të sigurtë komunitetet tona”, tha Koloneli Lejtnant i Forcave Ajrore Amerikane, John Caldwell. (A2 Televizion)