Protesta e së hënës ka shënuar dhe nisjen e gjobave për dëmtime apo bllokime të rrugës sipas ndryshimit të ligjit mbi tubimet
Janë 16 persona që janë ndëshkuar me 5 mijë lekë dhe sipas këtij dokumenti shkak është bërë bllokimi i rrugës
Në 14 raste fatura i është dhënë menjëherë pas shoqërimit ndërsa dy të tjerë sipas bluve janë identifikuar nga pamjet filmike. Po ashtu dy të mitur janë proceduar penalisht.
Pavarësisht gjobës, personat e prekur kanë të drejtën e ankimimit në gjykatën administrative, ndërsa për të arrestuarit masën e sigurisë do të duhet ta vendosë Trupa e Tiranës.
Këtë të martë gjashtë persona dolën para gjykatës ku nuk mungoi as vendimi për lirimin nga qelia dhe vendosjen në detyrim paraqitje. (A2 Televizion)