Ikën Vuçiç, vjen Lista Studentore, Rama: Nuk pres që në Beograd të ndryshojë muzika për Kosovën

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2026, 15:23 | Politikë

Ikën Vuçiç, vjen Lista Studentore, Rama: Nuk pres që

Kryeministri Edi Rama tha se nuk pret që qeveria e re në Serbi të njohë Kosovën. Gjatë një interviste në Samitin e Zgjerimit në Bruksel këtë të martë, Rama u pyet për marrëdhënien që do të ketë Tirana me Beogradin, pas largimit të Aleksandar Vuçiçit, në kuadër edhe të procesit të anëtarësimit të të dy shteteve në Bashkimin Europian.

“Ajo çfarë di është që fituesit në Beograd nuk tregojnë hapje për atë që është çështja më e dashur për mua, për shqiptarët, që është çështja e njohjes së Kosovës. Ata janë tërësisht të mbyllur ndaj kësaj çështje, kështu që, kjo nënkupton se muzika në Beograd nuk do të ndryshojë”, tha Rama, përcjell A2 CNN.

Diskutimet e Samitit u përqendruan në progresin e vendeve kandidate, reformat, angazhimet dhe faktin se si zgjerimi mund të riformësojë sigurinë evropiane, demokracinë, konkurrencën ekonomike dhe autonominë strategjike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos