Të paktën 60 persona, mes të cilëve mbi 20 fëmijë kanë mbetur të lënduar lehtë pasi një avion me probleme mekanike u detyrua të shkarkonte një pjesë të karburantit të tij mbi një zonë të populluar në Los Angeles.
Të gjithë të lënduar nuk kanë pasoja serioze dhe pjesa më e madhe raportohet të kenë pasur irritime në sy. Pjesa më e madhe e fëmijëve që u lënduan nga ky incident po qëndronin në një kamp lojërash në një shkollë fillore.
Avioni ishte nisur nga Los Angeles dhe kishte destinacion Shanghain. Ai u detyrua të kthehej në aeroport pas incidentit dhe fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar mes pasagjerëve. (A2 Televizion)