
Zyrtarë të administratës Trump, po japin shpjegime konfuze dhe kontradiktore, lidhur me rrezikun që përbënte gjenerali i vrarë Qasem Soleimani, apo nëse kishin informacione të Inteligjencës së kërcënimi për sulme ndaj SHBA ishte konkret.
Menjëherë pas vrasjes së kreut të forcave speciale Quds në Iran, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Soleimani po planifikonte sulme të afërta në rajon. Të ndryshme ishin pohimet që Pompeo dhe Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, bënë të hënën, kur thanë se vrasja e Soleimanit ishte pjesë e një strategjie më të gjerë parandaluese.
“Dua të theksoj se bëhet fjalë për një strategji më të gjerë. Presidenti Trump dhe ata që janë përgjegjës për sigurinë, por zbatojnë një fushatë parandaluese ndaj regjimit të Iranit”, tha Barr.
“Besoj se ka pasur informacione për rrezik të afërt për sulme, por mendoj gjithashtu se koncepti “rrezik i afërt” ka vend për interpretim”, tha Mike Pompeo.
Ndryshimi i versionit po i kushton mbështetje në Kongres Presidentit amerikan, me disa ligjvënës në partinë e tij që shprehin skepticizëm.
“Mendoj së bëhet fjalë për mungesë transparence, e gjithashtu natyra e kërcënimit nuk përputhet me informacionin”, tha Raja Krishnamoorthi.
Por Trump këmbëngul se administrata e tij kishte marrë vendimin e duhur: “bëra atë që duhej të ishte bërë për 20vjet”. (A2 Televizion)