Çmimi i madh i Formula 1 në Baku të Azerbajxhanit nuk dhuroi spektaklin e garave të mëparshme, por patjetër një fitues. Është Mercedes Benz, ajo që për të katrën herë ka marrë vendin e parë dhe të dytë duke dominuar këtë fillim kampionati.

Në Azerbajxhan është finlandezi Valtteri Bottas që triumfon, pasi mbajti nën kontroll sulmet e kampionit të botës Lewis Hamilton.
Një garë me pak emocione, ku ngjarja më e rëndësishme regjistrohet pikërisht në xhiron e parë, aty ku Bottas ia del të kalojë kolegun britanik.

Për Ferrarin një ditë jo shumë pozitive, me Vettel që mjaftohet me vendin e tretë, por pa qenë asnjëherë në lojë për fitoren, dhe Leclerc që provoi të fitonte pozicione pas një kualifikimi të vështirë ku ishte protagonist i një aksidenti, por nuk mundi të synonte podiumin, i kaluar edhe nga Verstappen dhe i frenuar nga një safety car.

Më këtë garë, Bottas kalon me një pikë Hamilton dhe renditet momentalisht në krye të kampionatit. (A2 Televizion)