All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Balliu ngjall interes tek tre skuadra në La Liga

Nga A2 CNN
13 Qershor 2022, 15:22 | Futboll
Balliu ngjall interes tek tre skuadra në La Liga
All - Paragraf - 1

Ivan Balliu është gati për një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. Futbollisti i kombëtares shqiptare pas sezonit të shkëlqyer me Vallecano, ka ngjallur interes tek 3 klube të mëdha në La Liga.

Sipas mediave spanjolle, Real Betis, Valencia dhe Espanyol janë 3 skuadrat  që janë vënë në garë për të siguruar shërbimet e 30-vjeçarit.

All - Paragraf - 3

Vallecano do të paktën 2 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin, për këtë arsye lufta do të jetë e fortë. Sezonin e kaluar Balliu u aktivizua në 39 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe dhuruar 3 asist.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos