Ka si mision të “harrohet” Perisic, gjermani i Interit përgatitet me një sport tjetër

Nga A2 CNN
12 Qershor 2022, 21:29 | Futboll

Pas largimit të kroatit Ivan Perisic, në drejtim të anglezëve të Tottenham, krahu i majtë i sulmit të Interit është tashmë “prone” e gjermanit Robin Gossens.

I ardhur në Milano nga Atalanta në janarin e kaluar, këto muaj kanë shërbyer më shumë si një stërvitje e gjatë sesa si një angazhim domethënës me zikaltrit.

Gjithsesi, Gosens arriti të fitoi dy trofetë e parë të karrierës, Superkupën si dhe Kupën e Italisë, ku shënoi edhe golin e vetëm.

Lojtari i kombëtares gjermane ka shkëlqyer në Europianin e fundit

Lojtari i kombëtares gjermane me të cilën ka shkëlqyer në Europian ka përfaqësuar një investim të rëndësishëm për Interin, dhe minutat e pakta kanë shtuar pikëpyetje te analistët mbi gjendjen e tij fizike, pas një dëmtimi të rëndë në fillim të sezonit të kaluar, por me sa duket ai do të japë gjithçka për të treguar se ka qenë një investim i qëlluar.

Gosens duket sikur i ka kaluar problemet fizike dhe e tregoi këtë gjë më së miri sot, teksa në Instagramin e tij postoi veten duke marrë pjesë në një garë triathlon, disiplinën sfilitëse që përbëhet nga not, biçikletë, dhe vrap.

https://a2news.com/2021/06/19/hakmarrjae-gosens-heroit-te-gjermanise-te-cilit-ronaldo-i-refuzoi-dikur-edhe-fanellen/

Me sa duket rezultatet kanë qenë të mira, sepse pamjet tregojnë futbollistin afër finishit, i komplimentuar nga kolegë si Dumfries, Dzeko, etj. Misioni më i vështirë, gjithsesi, duket ai që në San Siro të harrohen vrapimet e pabesueshme të Perisic. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos