Banorët e “5 Majit” përleshen me Policinë, kundërshtojnë shembjen e banesave

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 10:02 | Aktualitet

Banorët e shtëpive në rrugën “5 Maji”, janë përleshur me forcat e policisë, këtë të martë në mëngjes, pasi u zgjuan me automjetet dhe punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit pranë banesave të tyre, për të vijuar operacionin e shembjes. Disa prej banorëve, qëlluan edhe me gurë ndaj efektivëve të policisë, e cila nga ana e saj, hodhi edhe gaz lotsjellës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos