
Familja e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy ka ngritur një padi për të bllokuar ndërtimin e harkut të triumfit, të cilin presidenti Donald Trump planifikon ta ndërtojë në kryeqytetin amerikan.
Nëntë anëtarë të kësaj dinastie politike argumentojnë se struktura, e cila do të jetë 76 metra e lartë, do të pengojë pamjen drejt varrit të Kennedy-t, si dhe drejt varreve të mijëra veteranëve të varrosur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, në Virxhinia.
Javën e kaluar, një gjykatës amerikan urdhëroi pezullimin e përkohshëm të projektit, pas një votimi që kishte lejuar vijimin e punimeve.
Shtëpia e Bardhë deklaroi se ishte “për të ardhur keq” që disa anëtarë të familjes Kennedy i ishin bashkuar procesit gjyqësor kundër një harku të “projektuar për të nderuar heronjtë tanë që prehen në Varrezat e Arlingtonit”.
“Gjyqësori nuk duhet të keqpërdoret për të politizuar një strukturë të projektuar për të bashkuar kombin tonë”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Davis R. Ingle.
“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë këtë monument të bukur dhe të përshtatshëm, dhe jemi të bindur se do të dalim plotësisht të justifikuar ndërsa ky proces gjyqësor vijon”, shtoi ai. (A2 Televizion)