Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, asfiksohen dy punonjës

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2026, 08:31 | Kronikë

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, asfiksohen dy

Dy punonjës të një furre buke janë asfiksuar në fshatin Qënas të Fierit, ku dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit. A2CNN mëson se bëhet fjalë për shtetasit Aleksandër Kola dhe Ilir Hysi. Këta të fundit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 06:00, në një furrë buke në fshatin Qënas, Fier, dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit. Si pasojë, janë asfiksuar nga gazi shtetasit A. K., 62 vjeç dhe I. H., 55 vjeç, të dy punonjës në këtë furrë buke, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos