
Një tjetër banor i Khersonit ka hapur një qendër vullnetare për të ndihmuar njerëzit me ushqim, ujë dhe ilaçe, ndërsa qyteti bie nën kontrollin rus.
Duke folur në programin BBC Today, ai thotë se furnizimet me ushqime janë të pamjaftueshme dhe ka shumë civilë të plagosur që duhet të nxirren jashtë qytetit për trajtim.
Ai thotë se rusët "nuk po e lejojnë Kryqin e Kuq të sjellë ilaçe dhe ambulanca për të ndihmuar njerëzit".
“Unë e kam pasur tashmë këtë përvojë në Donetsk në 2014 dhe erdha këtu në Kherson”, shton ai.
"Unë mendoj se pas disa vitesh do të kemi një Ukrainë krejtësisht të ndryshme dhe do të jetë një Ukrainë plotësisht e lirë, jo nën Rusinë." (A2 Televizion)