Anulime nga vendasit, protestat me ndikim në turizmin e Gjirokastrës

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
26 Tetor 2026, 14:36 | Aktualitet

Edhe në ditët e fundit të sezonit turistik, situata që ka krijuar protesta e studentëve në Tiranë ka dhënë ndikimet e veta të para edhe në fushën e turizmit, edhe qindra kilometra larg, në Gjirokastër.

Kryetari i dhomës së tregtisë, si dhe kryetar i shoqatës së hotelierëve në qytetin e UNESCO-s, konfirmojnë anulime, më së shumti nga vizitorë vendas.

Ndërkohë, edhe pse pararezervimet për vitin 2027 janë në nivele të kënaqshme, administratorët e hoteleve shprehen të pasigurt nëse do të konfirmohen, nëse situata do të vijojë e tillë për një kohë të gjatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos