Real Madrid fiton El Clasicon e parë të sezonit dhe i shkakton Barcelonës humbjen e parë në kampionat. Madrilenët triumfuan 2-1 në “Camp Nou”, në një sfidë ku protagonist absolut ishte Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Jose Mourinhos. Barcelona reagoi në pjesën e dytë dhe gjeti barazimin në minutën e 61-të me Raphinhën, pas një aksioni të ndërtuar nga Pedri.
Por kur dukej se sfida po shkonte drejt barazimit, Mbappe goditi sërish. Në minutën e 87-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe pasimit të Eduardo Camavingës, francezi dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur fitoren 2-1 për Real Madridin.
Një triumf me peshë për madrilenët, që i afrohen Barcelonës në vetëm tri pikë dhe rihapin garën për kreun e La Ligës.Aktualisht Los Blankos janë në kuotën e 24 pikëve ndërsa Barcelona mbetet në krye me 27 pikë pas 10 javësh. (A2 Televizion)