Banorët e lagjes së re protestojnë për rrugën në Kukës, Gjici premton zgjidhje

Nga A2 CNN
5 Maj 2022, 16:03 | Aktualitet

Banorët e lagjes së re në Kukës kanë protestuar për gjendjen e rrugës hyrëse të lagjes se tyre. Ata shprehen se është bërë shumë e vështirë kalimi në këtë rrugë, e cila është e mbuluar nga uji, balta e gropat. Fëmijët, të rriturit e të moshuarit detyrohen të përshkojnë çdo ditë këtë rrugë, pamjet e të cilës nuk lënë shumë vend për komente. Në lidhje me shqetësimin e tyre, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili ka njoftuar se ka një projekt për infrastrukturën e kësaj zone. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos