
Barcelona ka arritur të blejë nga portugezët e Braga 20-vjeçarin Francisco Trincao.
Sipas klubit katalanas, sulmuesi i ri ka firmosur deri në vitin 2025 dhe do të bashkohet me skuadrën në qershor të këtij viti.
“Kostoja e operacionit është 31 milionë euro dhe lojtari do të ketë një klauzolë prej 500 milionë eurosh”, njofton Barcelona në rrjetet e saj sociale.
Edhe pse vetëm 20 vjeç, Trincao shihet si një nga futbollistët më premtues të brezit të tij. Në 21 ndeshjet e këtij sezoni me Bragën, ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 6 asist.
Trincao mund të luajë në të tre pozicionet e sulmit. (A2 Televizion)