Valencia prezanton Florenzin me stilin e “La Casa de Papel”

Nga A2 CNN
30 Janar 2020, 20:01 | Futboll

Në rrjetet e saj sociale, Valencia ka njoftuar huazimin e Florenzit nga Roma në një mënyrë shumë origjinale.

Lajmin e jep Enrique Arce, aktori që në serialin e famshëm “La Casa de Papel” luan rolin e Arturitos.

Edhe në prezantimin e ish-lojtarit të Romës ai shfaqet me maskën e Dalì dhe me tuta portokalli, siç është ngjyra e skuadrës spanjolle. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos