Basha: Emiriana Sako firmosi tenderin 10 mln euro, ia bën dhuratë kompanisë së inceneratorëve

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2022, 12:30 | Politikë
Basha: Emiriana Sako firmosi tenderin 10 mln euro, ia bën dhuratë

Në një deklaratë për gazetarët këtë të diel, kreu i PD, Lulzim Basha, akuzoi kandidaten për kryetare të bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, se ka firmosur një tender me vlerë 10 mln euro që ia bën dhuratë kompanisë së inceneratorëve Tiranë.

“Një tender që i jepet drejtpërdrejtë kompanisë që ka marrë 430 mln euro nga xhepat e shqiptarëve. Miliona euro kanë shkuar për inceneratorin e Fierit, që siç e patë nga  inspektimi i deputetëve tanë, nuk kryhej as diferencim, as riciklim dhe as incenerim. Inceneratori Fierit ishte thjeshtë një fasadë që nuk funksiononte.

Besoj e kuptoni se pse me milionat e parave tuaja u kanë mbyllur gojën mediave që të mos publikojnë denoncimet tona dhe të vërtetën që tashmë është e qartë si drita e diellit. A mund t’i kryente një qeveri 17 procedura në 24 orë pa miratimin e Edi Ramës, siç u bë për inceneratorin e Elbasanit?”

Basha theksoi se SPAK duhet të veprojë sot me arrestimet e përgjegjësve, mos të presë që Rama t’i shkarkojë ministrat e më pas ti arrestojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos