Rama sot në SHBA, takon Blinken dhe merr pjesë në samitin e OKB

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2022, 10:59 | Politikë
Rama sot në SHBA, takon Blinken dhe merr pjesë në samitin e OKB

Kryeministri Rama udhëton sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria përfaqësohet si anëtare e përkohshme.

Në vizitën 4 ditore, është parashikuar dhe një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken, më 15 shkurt në Uashington.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021, ku u nënshkrua dhe marrëveshja për rrjetin 5G. Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me sekretarin e shtetit, kreu i qeverisë shqiptare, do të zhvillojë takime dhe me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos