Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pak minuta më parë ka hyrë në selinë e PD.
I pyetur për pritshmëritë që ai ka për protestën e sotme, Basha replikoi se “asgjë nuk i ndal protestuesit, do derdhen si lum” në shesh dhe përpara Kryeministrisë.
Protesta fillon në orën 11 por i pyetur se sa mund të zgjasë protesta, lideri demokrat deklaroi se protestuesit do të rrinë “deri sa të jetë e nevojshme”. (A2 Televizion)