Basha mbyll protestën me Himnin Kombëtar

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2019, 13:01 | Politikë
Basha mbyll protestën me Himnin Kombëtar

Nga selia e PD, Luzim Basha mbajti një fjalim ku tha se “Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo e ardhme nuk i takon kriminelëve dhe oligarkëve hajdutë, nuk i takon njeriut që e solli këtë të zezë, Edi Ramës”, ndërsa në fund këndoi edhe Himnin Kombëtar.

“Le të nisim këtë rrugëtim shprese për rrëzimin e regjimit kriminal dhe të Maduros së Ballkanit. Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo e ardhme nuk i takon kriminelëve dhe oligarkëve hajdutë, nuk i takon njeriut që e solli këtë të zezë, Edi Ramës. E ardhmja është e juaja. Do të kemi një qeveri të popullit, për popullin dhe nga populli.

Shqipëria do të ketë një të ardhme, derën e Europës do ta hapim. Ky është mesazhi i popullit të bashkuar si asnjë më parë”, u shpreh Basha nga selia e PD

"Bëhuni gati për betejën e radhës anembanë vendit. Zoti e bekoftë vendin. Fitore!”, u shpreh Basha dhe më pas këndoi edhe Himnin Kombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos