Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është bashkuar Monika Kryemadhit që po qëndron e ulur në trotuarin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Për Bashën, që sot e tutje “duhet të njihet vetëm një e drejtë, e drejta për të protestuar ndaj këtyre palaçove”. Sipas kryedemokratit, “Ky regjim nuk njeh ligj por vetëm përballje, kush nuk e kupton është patericë e saj”. Lideri demokrat i bëri apel të gjithë qytetarëve të kryeqytetit dhe veçanërisht të rinjve “të vërshojnë sot e në rrugët e Tiranës”. (A2 Televizion)
Basha në Bulevard: Koronavirusi asgjë përballë Rama-virusit, të gjithë sonte në rrugë
