
Moska dhe Pekini po ndjekin një qasje konstruktive për të ndërtuar një rend botëror shumëpolar më të drejtë. Kështu deklaroi Presidenti Putin në margjinat e samitit të APEC-ut që po zhvillohet në Shenzhen.
Sipas kreut të Kremlinit, ekonomia ruse është më e madhja në Europë, ndërsa sanksionet e kanë dobësuar Europën dhe BE-ja nuk ka arritur të përshtatet me humbjen e tregut rus.
Për presidentin kinez Xi Jinping, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës kontribuojnë në një stabilitet më të madh në botë dhe ofrojnë perspektiva të gjera për zhvillim.
“Marrëdhëniet midis Pekinit dhe Moskës mbeten të forta si një mal dhe nuk ndikohen nga trendet ekonomike ndërkombëtare afatshkurtra”. (A2 Televizion)