Alibeaj: Opozita të mos nxjerrë kandidat për Tiranën, t’ia lërë protestës

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2026, 21:58 | Politikë

Politikani Enkelejd Alibeaj ka propozuar që partitë opozitare të tërhiqen nga nxjerrja e kandidatëve në garën për Bashkinë Tiranë, në mënyrë që kandidati i vetëm të dalë nga lëvizja e protestës.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Alibeaj vuri në dukje se nëse  Berisha apo kryetarët e partive të tjera opozitare do të nxjerrin kandidat, kjo do të thotë se nuk e kanë seriozisht mbështetjen ndaj protestës.

“Vetëm për Tiranën, secila nga partitë parlamentare do duhet të deklarojë që tani: Në mbështetje të protestës dhe nuk do nxjerrim kandidat. Nga momenti që nuk do nxjerrin kandidat, do kuptohet në publik që kandidati i vetëm mund të mbijë vetëm nga fidanishtja e protestës. Meqë Berisha, Lapaj, Qori e thonë që janë në mbështetje të protestës... Politikani i madh në një moment shumë të vështirë për vendin, kur e ka provuar disa herë që nuk e mund dot regjimin që ka përballë, por ka parë një mundësi teorike të vetme që u bëkan bashkë edhe socialistë të zhgënjyer... Ose Berisha dhe të tjerët mbështesin protestën dhe s’duhet të nxjerrin kandidat. Ose në momentin që nxjerrin kandidat, do të thotë që ia kanë me të futur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos