
Mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare Kuvendi i Shqipërisë ku janë listuar një sërë çështjesh në rend dite.
Përveç disa ndryshime në buxhet dhe paketën fiskale është listuar gjithashtu edhe votimi për Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Ajo çka bie në sy është afrimi i datës për diçka të tillë, veprim i cili anashkalon Komisionin e Ligjeve.
Me gjasë diçka e tillë vjen si pasojë e situatës së krijuar në vend pas tërmetit të datës 26 nëntor dhe hetimet e lidhura me të.
Në listën e dërguar në Kuvend nga KLP, i pari renditet prokurori Olsian Çela, pasuar nga Arta Marku dhe Fatjona Memcaj. Kërkesa zyrtare iu dërgua Kuvendit me 22 nëntor dhe kishte afat 30 ditë. (A2 Televizion)