Meta takon Kurtin e Mustafën, i falenderon për solidaritetin

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2019, 08:59 | Politikë
Meta takon Kurtin e Mustafën, i falenderon për solidaritetin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta u takua në Prishtinë me kryetarin e Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kreun e LDK, Isa Mustafa.

Pasi i falenderoi për solidaritetin e treguar ndaj Shqipërisë në këto momente të vështira, Ilir Meta iu uroi Kurtit dhe Mustafës suksese në partneritetin për krijimin e qeverisë së re.

Postimi i Presidentit Meta

Dje në Prishtinë falenderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos