Basha: Shifra të larta rastesh të reja dhe viktimash për shkak të Edi Ramës

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 12:57 | Politikë
Basha: Shifra të larta rastesh të reja dhe viktimash për shkak

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët u shpreh se mungesa e kapaciteteve testuese bën që të infektuarit “të presin deri në 6 ditë për të bërë testin”.

“Kështu, numri i të infektuarve mbahet artificialisht i ulët dhe përmasa e sëmundjes mbahet e fshehtë”, tha Basha.

“Sot, numri në rritje i infeksioneve dhe viktimave është në masë të madhe për shkak të Edi Ramës dhe dështimit të qëllimshëm të menaxhimit të pandemisë. Nëse paratë e shqiptarëve do të ishin blerë më shumë teste atëherë kur ia kërkuam, nuk do të kishim këtë situatë. E lehtë t’ia lësh fajin qytetarëve, kur vetë nuk ke bërë asgjë”, shtoi kreu i PD-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos