BATE Borisov bëhet skuadra e parë që fiton një trofe në fushë gjatë periudhës së koronavirusit.
Ata triumfuan në finalen e Kupës së Bjellorusisë, pasi thyen 1-0 në finale Dinamo Brest, skuadrën e Elis Bakajt, i cili nuk luajti pasi vijon rehabilitimin pas operacionit në gju.
Suksesi i BATE Borisov erdhi pas golit të Volkov në minutën e 121-të. Ky është trofeu i katërt i Kupës në historinë e klubit bjellorus. (A2 Televizion)