
Më në fund, lojtarët e Vllaznisë duket se janë bindur për t’u kthyer në stërvitje edhe pse nuk paguhen prej 3 muajsh.
Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, bëhet e ditur se ditën e hënë në ora 09:00, futbollistët do të rifillojnë stërvitjen, në prag të rinisjes së kampionatit.
“Duke qenë vazhdimisht në krah dhe në mbrojtje të interesave të futbollistëve, dhe stafit tekniko-sportiv të Vllaznisë, është gjetur mirëkuptimi për zgjedhjen e çështjeve të cilat janë bërë publike këto ditë. Bashkia e Shkodrës, Klubi, stafi tekniko-sportiv dhe mbështetës, futbollistët do të jenë të përqendruar maksimalisht në arritjen e parametrave sa më optimale për rifillimin e Superligës me synim paraqitjen sa më të mirë të mundshme në të dy kompeticionet ku Vllaznia vazhdon të jetë në garë: Kampionat dhe Kupën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e klubit shkodran.
Mësohet se lojtarëve u është premtuar nga kryetarja e bashkisë që do të marrin pagat para datës 3 qershor.
(A2 Televizion)