Bayern e bën zyrtare: Shkarkohet Nagelsmann, zëvendësohet nga Tuchel

Nga A2 CNN
24 Mars 2023, 18:00 | Futboll
Bayern e bën zyrtare: Shkarkohet Nagelsmann, zëvendësohet nga

Julian Nagelsmann nuk është më trajneri i Bayern Munchen. Klubi bavarez bëri zyrtar lajmin që qarkullonte që nga dita e djeshme, duke zyrtarizuar edhe trajnerin që do ta zëvendësojë: Thomas Tuchel.

Nagelsmann erdhi në stolin e Bayern në 1 korrik 2021 dhe po largohet me vetëm një titull kampion të fituar në Gjermani.

Në Champions, sezonin e kaluar u eliminua nga Villarreal, në çerekfinale, ndërsa këtë sezon nuk do t’i luajë çerekfinalet pasi u shkarkua nga klubi.

Në Bundesligë, skuadrën e la në vendin e dytë, një pikë pas kryesuesve të renditjes, Borussia Dortmund. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos