
Por çfarë thotë raporti i Bankës Botërore për Shqipërinë? Institucioni financiar ndërkombëtar ka qenë në një mendje me qeverinë për sa i përket rritjes në vitin që lamë pas, duke i qëndruar nivelit 4%. Por për këtë vit, projeksioni ndryshon dukshëm.
Për 2019-ën, Banka Botërore parashikon rritje me 3.6%, ndjeshëm më të ulët se objektivi i qeverisë dhe rritja e shënuar një vit më parë. Në fakt, parashikimet do të mbeten të ulëta për gjithë periudhën 3-vjecare. Banka Botërore vlerëson se rritja e Shqipërisë do të jetë nën mesataren e rajonit, e fiksuar në 3.5% për 2019-ën dhe 3.8% për vitet në vijim.
Raporti e vë theksin tek ulja e informalitetit në Ballkan dhe Europën Qendrore, megjithëse ai mbetet në nivele shqetësuese. (A2 Televizion)