OKB: Rreth 836 mijë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti

Nga A2 CNN
2 Mars 2022, 13:35 | Bota
OKB: Rreth 836 mijë refugjatë janë larguar nga Ukraina që

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët tha se 835 928 refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur nisën luftimet.

Më shumë se gjysma e tyre, 453 982, ikën përmes Polonisë dhe 116 348 të tjerë shkuan në Hungari, sipas UNHCR.

96,000 njerëz të tjerë u zhvendosën në Federatën Ruse nga rajonet Donetsk dhe Luhansk midis 18 dhe 23 shkurtit. Këto dy rajone kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Kremlini në shkurt i njohu ato si shtete të pavarura në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos