“Po iku Rama, kush do të vijë?”, Nazarko për protestat: Serbia solli fytyra të reja në politikë

Nga A2 CNN
26 Tetor 2026, 21:14 | Politikë

Serbia solli fytyra të reja dhe legjitimitet të ri në politikë, prandaj fitoi përballë autokracisë. Kështu e u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, analisti Mentor Nazarko duke komentuar zgjedhjet në Serbi, ku sugjeron të njëjtën gjë edhe për Shqipërinë.

“Ajo që duhet theksuar nga zhvillimet në Serbi është hedhja përtokë e dogmës që përballë autokracisë që manipulon zgjedhjet nuk fiton dot. Në serbi u fitua me opozitë të re me legjitimitet të ri. PD është e vetmja në gjithë ish- lindjen komuniste që mbijeton, të tjerat nuk ekzistojnë. Pra  legjitimiteti i ri ishte në themel të kësaj fuqie të studentëve që edhe me manipulimin që mund të jetë bërë prapë ata fituan. Është e mundur që përballë edhe një autokracie si në Serbi mund të fitosh”, theksoi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij, përfshirja e PD-së në protesta dhe përpjekjet për t’i dhënë karakter agresiv, vështirësojnë arritjen e objektivave të ngjashme me ato në Beograd.

“Unë mendoj që ajo protestë e 138 ditëve ishte më legjitime dhe në pikëpamjen e simpatisë nga perëndimorët dhe ishte e ngjashme me atë të Serbisë. Kur kjo protestë ku PD po përpiqet të fusë duart e veta, të marrë autorësinë, t’i japë karakter agresiv protestës, kjo e vështirëson arritjen e objektivave të ngjashme me ato në Beograd. Nëse ti tenton të marrësh vetëm te një pjesë elektorati që preferon ndryshimin me dhunë, mund ta marrësh po kjo është një pjesë në rrudhje, pjesa tjetër që do ndryshimin demokratik gradual të sistemit është më shumë. Dhe kjo pjesë e popullsisë do përfaqësues adeguatë, frymë dhe legjitimitet të ri. PD duhet ta kuptojë, është e kërcënuar se kjo valë protestash që është shoqëri e frustrimi dhe pakënaqësisë ekonomike, nga modeli. Rama është përfaqësues i një modeli zhvillimor që nuk është efektiv, që nuk ka mundur varfërinë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos